Baca - Fokus
Nga 46 aplikime të ardhura në edicionin e 7 të Urta Fest Albania 7, u përzgjodhën vetëm 10 finalistë, të cilëve organizata “E ardhmja ime, e tashmja ime” u realizoi një këngë origjinale dhe një videoklip profesional. Nga viti në vit, cilësia e festivalit është rritur në mënyrë galopante, duke sjellë artistë të rinj, identitete origjinale dhe projekte artistike që po krijojnë një frymë të re në muzikën shqiptare. Këtë vit, për herë të parë, fituesit e çmimeve honorifike nuk do të vendosen nga një juri tradicionale… por NGA JU. Publiku tashmë ka në dorë të vendosë jo vetëm fituesit e kategorive, por edhe artistin që do të përfaqësojë Shqipërinë në International Filmmaker Festival of New York në Shtator 2026 ne kategorine Music Video https://www.iffny.com/ Në vitin e 15 të këtij festivali prestigjioz ndërkombëtar pritet të marrin pjesë emra të njohur të kinematografisë, artit dhe muzikës botërore. Përfaqësimi në një event të tillë është një përgjegjësi dhe një peshë artistike shumë e madhe… dhe këtë herë vendimi është në duart tuaja. Votoni artistin tuaj të preferuar në faqen zyrtare të organizatës: https://myfuturengo.wordpress.com/author/myfuturengo/ dhe në të gjitha platformat tona digjitale. Zëri juaj mund të dërgojë një artist shqiptar në New York. #UrtaFest #RapShqip #AlbanianArtists #HipHopAlbania #NextGenArtists Faleminderime të veçanta për mbështetjen: Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit AK Record Dan Motion Producent ekzekutiv Klevis Bega aka Kastro Zizo
Download
0 formatsNo download links available.