Back to Browse

Katerina ime

97.1K views
Nov 25, 2025
4:32

Teksti: Dr Shpresa Fundo Gjergji Muzika: Bruko Broadcast Radio Këngë origjinale. https://brukobroadcastradio.webradiosite.com/ #drshpresafundogjergji #brukobroadcastradio #dëgjoedheti O Katerina! O Katerina! Për ty zemra s'më gënjen, Ti je lulja që shpërthen, Komshija me sytë e bukur, Dritë floriri porsi kukull Buzëqesh si yll i bukur, Oooo Katerina! Me ato syçka ndriçuar! Me naze dhe e llastuar! Edhe kur perdja luan Komshija ime kurioze O moj Katerina, Komshia tekanjoze! Çdo mëngjes më hedh shikime, Ti je Katerina ime Sy qerpike porsi një kukull Komshije, e lehtë si pupël. Hyn e del porsi një flutur. Zbret nga shkallët troket dera Vjen e ëmbël porsi vera, Buzëqesh më sjell gëzime, Ti je Katerina ime, Hyn me hapa lehtë-lehtë, si në një vallëzim mbi retë. Syshkruar moj fluturake, Faqekuqe rrumbullake. Erë gushe manushaqe! O komshija jonë me teka, Për ty seç më rreh fort zemra, Moj e ëmbël porsi pjeshka kurioze e lozonjare, Oh ç'ma hoqe trurin fare! Si komshije në pallat, Edhe ëndrrat i ndajmë bashkë, Jam aty kur ti frymon, Për ty, zemra më ndalon. Jam era që të mbështjell, Jam i ngrohtë si rrezediell! Ti je pika që pikon, Më trishton e më gëzon! Edhe kur flasim në heshtje, Veç me syt' e tu më qeshje, Ahhh moj zemër as më thua, Sytë ujët e kulluar, Cili burim ti ka dhuruar?! Dhe dy gropëza nëpër faqe, Me buzëqeshje seç mu shfaqe, Eeeee, ç’më paske ngatërruar! Katerinë moj e uruar! Zemrën po e mbaj ndër duar! Katerinëëë moj syshkruar! O komshija jonë me teka, Për ty seç më rreh fort zemra, Moj e ëmbël porsi pjeshka kurioze e lozonjare, Oh ç'më hoqe trurin fare! Komshije në një pallat, Edhe ëndrrat i ndajmë bashkë, Jam era që të mbështjell, Jam i ngrohtë si rrezediell! Jam aty kur ti frymon, Për ty, zemra më ndalon! Katerina flokë arta! Me buzkat si çokollata Shpirti yt si serenata! Porsi një mëngjes me brymë, I mjeri, ç'më le pa frymë! Katerina, qesh si dielli Hëna pas teje seç ngeli Një shkëndijë për mua çeli..

Download

0 formats

No download links available.

Katerina ime | NatokHD