Back to Browse

Shokut tim

293 views
Jan 20, 2026
3:28

Shokut tim. Unë jam goran dhe ti shqiptar, Një gjak njeriu rrjedh në damarë, Në shekuj patëm njëlloj armiq, Bashkë i luftuam, përkrah, si miq. Shqip u shkollova, shqipen e dua, Dhe ti gorançen ma pëlqe mua, Unë të uroj shëndet e jetë, Edhe ti mua, sa herë kam festë! Unë i them “sërce”, ti i thua “zemër”, Njëlloj i kemi, ndryshojnë veç emër, Të jetë e çiltër, të jetë e pastër, Pa dashakeqje, inat e hatër! Ahhh hej... Ballkan zemrash Ky është Ballkani me luftë e paqe, Shpirtin e ndezur, zemrat bujare, Harmonikë Bosnje e besë shqiptare, Buzuqi grek, kënga bullgare! Unë i them “sërce”, ti i thua “zemër”, Njëlloj i kemi, ndryshojnë veç emër, Të jetë e çiltër, të jetë e pastër, Pa dashakeqje, inat e hatër! Ndaj toke dorën si burri-burrit, Në t’njëjtin shtet, rreth një flamuri, Për ardhmëri përherë të mbarë, Unë si goran, ti si shqiptar! Ahhh hej hej.. Teksti: Shuaip Memishaj #shishtavec #kukes #gora #goranski #dashuri #folksong

Download

0 formats

No download links available.

Shokut tim | NatokHD