Back to Browse

Një gruaje të bukur

25.6K views
Jan 9, 2026
3:22

Teksti: Artur Balli Muzika: Bruko Broadcast radio Këngë origjinale https://brukobroadcastradio.webradiosite.com/videos/ #arturballi #brukobroadcastradio #dëgjoedheti A s’u lodhe duke qenë kaq e bukur! Gjith’ një jetë, njësoj mbetur Grua plagë dhe melhem, njëkohësisht Për çdo sy e shpirt të djegur Ti, krenare ec mes njerzish, e paprekshme, E pafjalë, indiferente. Në çdo sjellllje, e përmbajtur, e kujdes’shme Ndoshta, bën si e pandjeshme! Gjithë jetën, ty tu desh të ecje hijshëm Gjithë jetën, pa ndryshuar, Mes dekoresh të qytetit edhe jetës Një imazh i adhuruar. Edhe pyes, a nuk u lodhe ndonjëherë, Duke mbetur kaq e bukur?! Të pëlqen kështu të jesh a ndryshe s’mundesh? Je a s’je, vërtet, e lumtur!? S’të merr malli që të dalësh, hera herës, Rrugës, pa u vënë re? Ja ashtu, me flok’t e verdha, shpupurisur, Pa bërë fare tualet? S’u mërzite së dëgjuari parreshtur Psherëtima admirimi! Nuk u vele komplimetash, përbetimesh Po si nuk t’u sos durimi! Ti, statujë të kishe qenë, e mermertë Do të ishe bërë thërrime Shigjetuar keq, pafund, nga burrat, djemtë Me shigjetat zjarr – vështrime. Prapë pyes, a nuk u lodhe ndonjëherë, Duke mbetur kaq e bukur?! Të pëlqen kështu të jesh a ndryshe s’mundesh? Je a s’je, vërtet, e lumtur!?

Download

0 formats

No download links available.

Një gruaje të bukur | NatokHD