DASHURIA IME STRUKUR
Teksti: Jasna Gjino Zengo- Muzika: Bruko Broadcast Radio- Këngë origjinale- https://brukobroadcastradio.webradiosite.com/ #jasnagjinozengo #brukobroadcastradio #dëgjoedheti Ka kohë që nuk di ç'të them Ndaj dhe këtë natë mbetem në heshtje Dua të largoj ëndërrën që tek ti më sjell Dhe me arsyen vazhdoj të ndeshem I hedh sytë natës me hënëzën fshehur Zemra ime e strukur ka mbetur atje Si gjithmonë me dashuri dehur Llogjika në vesh më flet njëlloj si dje Kërkoj yjet pa dritë pas reve Dhe shkruaj vargje, shkaku je ti Në shtrat arsyeja më thotë të kthehem Po ku di ajo, ato që zemra di? Në pritje qëndroj pas kohës Si-nja-let e tua veshë-ngrehur kap Ndonëse ke hyrë në të hapësirës lojë Çdo sekondë me zemrën luan tik-tak Ëndërroj që kokën në gjoks ta mbështes Dhe të pafundmen dashuri të ngas Së bashku në lojën e vjetër të zemrave të hyjmë Buzëqeshjen tënde ta copëtoj, e si dhuratë botës t'ja jap! Kërkoj yjet pa dritë pas reve Dhe shkruaj vargje, shkaku je ti Në shtrat arsyeja më thotë të kthehem Po ku di ajo, ato që zemra di?
Download
0 formatsNo download links available.