Puthja ime e parë
Teksti: Jasna Gjino Zengo Muzika: Bruko Broadcast Radio Këngë origjinale. https://brukobroadcastradio.webradiosite.com/videos/ #jasnagjinozengo #brukobroadcastradio #dëgjoedheti Puthja ime e parë, tretur në kujtime, Si një re e butë, përmbi buzën time. Ajo s'ishte puthje, endur në vegime, Zbriti yjet tok, sipër kokës sime. Ti gjithë qënien time, me to m'a qëndise, Dhe vallëzimin tonë, trupbashkuar nise, Fajtore ishte puthja, që ti më grabite, Dhe më pas gjithë botën, në duar e kishe. Puthja ime e parë, zjarr në mendime, Jeton edhe sot, në rrënjë të thinjës sime, Vitet kalojnë, por ajo s'u shua, Ishte dashuri, që më mësoj...të dua. Puthja s'ishte puthje, dhënë në ngut e sipër, Ishte një sonatë, në të hënës dritë, Ishte një serenatë, që kërkonte diejt, Trëndafila prush, që përflaknin qiejt. Ajo s'ishte puthje, ndaj s'më bën çudi Që dhe sot jeton, në timen brëndësi, Vitet që kalojnë, sjellin plot ndryshime, Por ajo qëndron, e ngrohtë në kujtime. Puthja ime e parë, zjarr në mendime, Jeton edhe sot, në rrënjë të thinjës sime, Vitet kalojnë, por ajo s'u shua, Ishte dashuri, që më mësoi...të dua! Prej saj asnjëherë, vetëm s'mbeta kurrë, Gjithë hapat e mia, isha e bekuar, Puthja ime e parë, pa ty çdo kish ngjarë? Ndoshta do të vdisja, pa u dashuruar!
Download
0 formatsNo download links available.